Maqedoni
Parashikimi i motit
09.03.2026 08:54
Vranësira të ndryshueshme me shi të dobët lokal...

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në orët e mëngjesit dhe paradites, në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 1 deri në 6 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
