Maqedoni

Evakuimi i shtetasve të Maqedonisë

09.03.2026 09:22

Mbrëmë 151 të evakuuar nga rajoni i krizës në Lindjen e Mesme mbërritën në aeroportin e Shkupit...

Me një fluturim të kompanisë Flydubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe, mbrëmë 151 persona mbërritën në aeroportin e Shkupit, të evakuuar nga rajoni i krizës në Lindjen e Mesme. Evakuimi i tyre u koordinua dhe u realizua nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me institucionet kompetente.
 
Pjesa më e madhe e udhëtarëve ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa me të njëjtin fluturim mbërritën edhe shtetas nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Holanda.
 
Pas evakuimit të suksesshëm nga Dubai, të martën pritet edhe një avion tjetër nga Emiratet, me të cilin duhet të evakuohen qytetarë tanë nga Bahreini, Katari dhe Kuvajti.
 
“Kyçe dhe më e rëndësishme është siguria e qytetarëve tanë dhe për këtë nuk duhet të bëjmë kompromis”, deklaroi ministri Timço Mucunski, i cili i priti pasagjerët në aeroportin e Shkupit.