Maqedoni
Seancë e re për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”
09.03.2026 09:40
Një seancë e re gjyqësore do të mbahet për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan...

Një seancë e re gjyqësore do të mbahet për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, ku pritet të dëshmojnë dëshmitarë okularë të natës fatale, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u plagosën.
Në seancën e mëparshme u mor vendim që të mos ketë bashkim të procedurës aktuale me procedurën ndaj 13 zyrtarëve policorë.
Një vendim të tillë e mori Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, me arsyetimin se procesi ndodhet në fazën e shqyrtimit të provave dhe se bashkimi i dy lëndëve në një të vetme do të rezultonte me zvarritje dhe joekonomizim të procesit.
