Maqedoni

Sot mbajnë seanca tre komisione

09.03.2026 10:07

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive...

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për financim dhe buxhet, si dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
 
Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është propozim-vendimi për mbajtjen e një debati publik lidhur me Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike.
 
Ndërkaq, Komisioni për financim dhe buxhet do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin, që të dy në lexim të parë.
 
Për këto dy propozim-ligje do të diskutojnë edhe anëtarët e Komisionit ligjvënës-juridik.