Maqedoni
Evakumi i shtetasve tonë nga Lindja e Mesme, planifikohen dy fluturime
09.03.2026 11:43
Mucunski tha se po punohet edhe për evakuimin e qytetarëve tanë që ndodhen në Bahrein, Katar dhe Kuvajt....

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se po punohet edhe për evakuimin e qytetarëve tanë që ndodhen në Bahrein, Katar dhe Kuvajt.
Pas evakuimit të mbrëmshëm të 151 personave nga Dubai që mbërritën në Aeroportin e Shkupit, aeroplani tjetër me një numër të ngjashëm pasagjerësh pritet të mbërrijë të martën. Fluturimi i tretë është planifikuar për mesin e javës, por mbetet të shihet nëse interesi i qytetarëve maqedonas nga zonat e rrezikut do të rritet, në mënyrë që potenciali për evakuim të organizuar nga shteti të mund të shfrytëzohet plotësisht.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se po punohet edhe për evakuimin e qytetarëve tanë që ndodhen në Bahrein, Katar dhe Kuvajt.
“Ata do të çohen në Arabinë Saudite nga ku pritet të kthehen të mërkurën me një aeroplan. Aeroplani ndoshta do të duhet të ulet në territorin e Kosovës, por ne do të organizojmë transportin nga Aeroporti i Prishtines në Shkup. Linjat tona mbeten të hapura 24 orë në ditë për qytetarët tanë, në çdo kohë, kushdo që i konsideron kushtet të pasigurta, ne po bëjmë gjithçka në periudhën në vijim për t'i evakuuar ata. Mbi 600 shtetas maqedonas në total pritet të evakuohen këtë javë.”, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
