Rajon
LVV: Dekreti për shpërbërjen e Kuvendit dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
09.03.2026 12:06
Nagavci ka thënë se sot do ta dërgojnë në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit...

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se sot do ta dërgojnë në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i shpallur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Jemi në finalizim të shkresave, sot gjatë ditës e dërgojmë. Një është dërguar tashmë.”, ka thënë Nagavci.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes vonë, të mbajtur veç pak orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi e ka ndalur procesin e zgjedhjes, si pasojë e mungesës së kuorumit të nevojshëm.
