Maqedoni

Vazhdon gjykimi për zjarrin në "Puls", dëshmoi shitësi i fishekzjarreve

09.03.2026 15:28

Në sallën e madhe të gjykimit në burgun e "Idrizovës" ka vazhduar gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls"....

Në sallën e madhe të gjykimit në burgun e "Idrizovës" ka vazhduar gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls". Kjo seancë dëgjimore të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, është mbajtur në prag të përkujtimit të përvjetorit të parë të tragjedisë. Dëshmitari i parë ishte Goran Ignovski, shitës i pajisjeve të koncerteve dhe manifestimeve. Sipas tij, ai në dyqanin e tij shet pajisje për zë, ndriçim, efekte skenike, spërkatës dhe piroteknikë, ku në disa raste anëtarët e grupit muzikor “DNK” kishin blerë pajisje të tilla. Ai shtoi se i shiti tetë spërkatës të nxehtë grupit "DNK" dy vjet e gjysmë më parë, për të njëjtat nuk i shet më për shkak përfitimeve të vogla financiare. Ai po ashtu theksoi se këto spërkatës shkaktuan probleme edhe në Gjevgjeli. 
 
“Merrem vetëm me shitjen e artikujve të efekteve skenike: ndriçim, shatërvanë të ftohtë-spërkatës që punojnë me barut dhe makina tymi me bazë uji që përdoren për dasma. Ka shatërvanë baruti për brenda dhe shatërvanë baruti për jashtë. Shatërvanët e nxehtë janë valixhe të vogla që i kemi blerë ligjërisht. Shatërvanët e ftohtë janë kuti të mëdha dhe kushtojnë 500 euro. Ato të nxehta janë shumë më të lira, njëra kushton 8.000 denarë. Ne i kemi blerë valixhet për shatërvanët e nxehtë nga Kina dhe i kemi shitur në dyqanin tonë. Ato përdoren gjithashtu për të fryrë tullumbace dhe gjëra të tjera. Me këto spërkatës “DNK” në klubin “De Facto” në Gjevgjeli ka djegur edhe ekranin, janë djegur edhe altoparlantët.”, - theksoi dëshmitari.
 
Ndërsa avokatët theksuan se:  
“A nuk duhet të akuzohet ky dëshmitar, në vend të pronarit të akuzuar Dejan Jovanov ose grupit nga Ministria e Ekonomisë, që i dha një licencë diskotekës "Puls" në vitin 2012 dhe zjarri ndodhi në vitin 2025?”, - theksuan avokatët mbrojtës.
 
Por, prokurori Darko Jakimovski reagoi ndaj kësaj, duke thënë se:
“63 personat nuk u vranë nga spërkatësit, por nga dyert, të cilat ishin më shumë se një. Nëse do të kishin pasur një rrugëdalje, nuk do të kishin vdekur.”, - u shpreh prokurori, Darko Jakimovski. 
 
Por, dëshmitari theksoi se spërkatësit që ndezën tavanin në "Puls" nuk janë të tijat.
 
"E njihja Pançon nga “DNK”. Tre vjet më parë, ai kishte blerë vetëm një valixhe, dhe më vonë personi Martin Atanasovski-Buco nga “DNK” bleu gjithashtu tetë spërkatës. Ata spërkatës të nxehtë, rreth 100 copë, i solla personalisht nga Bullgaria. Ishte jofitimprurëse për mua të shisja spërkatës baruti, ato janë në dispozicion në Bit Pazar për 300 denarë. Mund t'i blini edhe në internet nga Kosova, ata do t'jua sjellin në shtëpi.", tha dëshmitari Goran.
 
Në dëshminë e sotme, Gjykata ka dëgjuar katër dëshmitarë, ku njëra ishte përfaqësuesve e kontabilitetit në Rubikon, ndërsa tjetri person i angazhuar nga Rubikon për çështje sigurie. Zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan mori jetën e 63 personave, ndërsa mbi 200 u plagosën. 
 
FITIM KRYEZIU