Ndryshime në Ligjin për Automjetet, Neziri: Veturat do të regjistrohen për 7 ditë
Ministria e Ekonomisë publikon propozim-ndryshimet e reja të Ligjit për Automjete...

Ato kanë të bëjnë për rritje të efikasitetit të institucioneve për regjistrim të automjeteve, zvogëlimin e harxhimeve te bujqit, rritje të sigurisë në trafik dhe për një ambient më të pastër. Sipas ministrit të Ekonomisë, Bekim Nezirit, do të shkurtohet afati i regjistrimit të veturave të importuara nga jashtë nga 15 në 7 ditë. Me ndryshimet e reja do të përfitojnë edhe bujqit, të cilët regjistrimin e traktorëve do të mund ta bëjnë në gjashtë vjet.
“Të gjitha kërkesat të cilat janë të bëra nga qytetarët e RM-së në stacionet teknike, ato dokumente procedohen në byronë e meteorologjisë dhe konform ligjit duhej të pritej 15 ditë. Me ndryshimet e reja qytetarët do të duhet të presin vetëm shtatë ditë. Traktorët, të cilët shfrytëzohen nga ana e bujqve, deri tani kanë pasur obligim që regjistrimi i tyre dhe kontrollet teknike të bëhen çdo vit, tani me propozim-ndryshimet e ligjit të ri ky kontroll teknik do të bëhet në dy vite, ndërsa regjistrimi do të bëhet në gjashtë vite dhe ne mundësojmë që bujqit të kursejnë në shpenzimet e tyre”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
Për një ambient më të mirë, në qendrat për kontrolle teknike në automjeteve do të vendosen matës për gazrat e dëmshëm për ambientin jetësor që lëshojnë automjetet.
Nga kjo do të varet regjistrimi i veturës. Është definuar gjithashtu kohëzgjatja e kontrollit teknik të automjeteve. Stacioni për kontroll teknik obligohet që të kontrollojë një veturë së paku 10 minuta, ndërsa automjetet transportuese të kontrollohen për 20 minuta. Me këtë konkurrenca e gjitha stacioneve për kontroll teknik do të jetë e nivelit të njëjtë, shprehet ministri Neziri.
Ministria e Ekonomisë, me ndryshimet e reja do të obligohen të gjitha institucionet që vendosin pajisje të gazit në automjete, të marrin licenca për një gjë të tillë dhe ato mos të vendosen dhe të hiqen në të zezë, ashtu siç ka qenë praktikë e deritanishme. (Meral Ismaili, TVM2)
