Botë
Lufta me Rusinë intensifikohet, Zelenski paralajmëron ofensivë të re pranverore
09.03.2026 16:16
Si Kievi, ashtu edhe Moska raportojnë për dronë të interceptuar...

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon, ndërsa ekspertët ukrainas për interceptimin e dronëve do të mbërrijnë në Lindjen e Mesme javën e ardhshme, njoftoi presidenti Volodimir Zelenski. Si Kievi, ashtu edhe Moska raportojnë për dronë të interceptuar, ndërkohë që bisedimet për paqe janë pezulluar. Zelenski paralajmëron se forcat ruse synojnë të nisin një ofensivë të re pranverore drejt Dnieprit, me objektiv kryesor rajonet Donetsk dhe Luhansk.
“Sa i përket ofensivës pranverore, objektivat kryesore janë lindja e vendit tonë, konkretisht marrja e rajoneve Donetsk dhe Luhansk. Në parim, planet e tyre nuk kanë ndryshuar, por ka një vonesë, sepse nuk janë në gjendje ta realizojnë atë me mjetet dhe forcat që kanë aktualisht dhe për shkak të veprimeve të forcave tona të armatosura dhe të mbrojtjes.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
