Maqedoni
Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 92-të
10.03.2026 09:43
Në rendin e ditës janë disa ligje të propozuara.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 92-të plenare. Në rendin e ditës janë disa ligje të propozuara.
Deputetët pritet të diskutojnë për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, si dhe për ndryshimet e Ligjit për tatimin mbi fitimin, të gjitha në lexim të parë. Po ashtu do të shqyrtohet edhe Propozim-ligji për prodhimin bujqësor organik, në lexim të dytë.
Me procedurë të shkurtuar propozohet miratimi i ndryshimeve të Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizikë, të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, si dhe i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për pyjet.
Në rendin e propozuar të ditës është edhe Raporti vjetor për punën e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve për vitin 2025.
