Maqedoni
Sot seancë e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
10.03.2026 10:01
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot në mesditë do ta mbajë seancën e 29-të....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot në mesditë do ta mbajë seancën e 29-të.
Sipas informacioneve nga Komisioni, në rend dite janë: lista e anëtarëve të komunave që nuk kanë dorëzuar deklaratë për gjendjen pasurore dhe interesat në KShPK, veprimi sipas lëndëve konkrete, procesverbali i propozuar nga seanca e 28-të e mbajtur më 17.02.2026, si dhe diskutim për pyetje dhe propozime.
