“Besa” nuk po arrin të bashkojë partitë e vogla, PPD thotë po, RDK thotë jo, Sela ende nuk e di

05.06.2015 15:16

Iniciativa për një marsh protestues gjithëshqiptar e iniciuar dje nga Lëvizja “Besa” nuk po merr mbështetjen e pritur nga partitë dhe lëvizjet e vogla shqiptare...

RDK nuk do të mbështesë nismën e Lëvizjes “Besa”, me arsyetimin se kjo mund të thellojë krizën politike në vend.

Nga RDK-ja kanë thënë se secili subjekt duhet të mbajë përgjegjësi për çdo organizim që bën në emër të çështjes shqiptare, pasi asnjë parti politike nuk e ka në pronësi të vete çështjen shqiptare dhe për këtë arsye asnjëri subjekt nuk e ka këtë të drejtë të thirret në emër të çështjes shqiptare.

Ndërkohë, Partia për Prosperitet Demokratik i dha sot përkrahje nismës së Lëvizjes “Besa”. PPD në parim përkrah fuqimisht të gjitha shprehjet e vullnetit demokratik dhe është e gatshme edhe vetë të kontribuojë në pjesëmarrjen aktive në këtë marsh protestues, i cili do të realizohej në mënyrë të qetë dhe civilizim evropian,  thonë nga kjo parti.

Nga Lëvizja për Reforma në PDSh e Zijadin Selës pritet të dalin së shpejti me një qëndrim.