Botë

Alarm në Liban, Izraeli kërkon evakuimin para sulmeve ajrore

10.03.2026 12:39

Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve në qytetet bregdetare të Libanit...

Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve në qytetet bregdetare të Libanit përfshirë Tiren dhe Sidonin para sulmeve ajrore të paralajmëruara.  
 
Në një postim në X, zëdhënësi arab i IDF-së, Aviçaj Adrae, njoftoi se forcat izraelite do të synojnë infrastruktura të Hezbollahut në zona të caktuara të qyteteve në ditët në vijim. Paralajmërim vjen pas një urdhri të mëparshëm për evakuimin e banorëve në jug të Libanit, ku u kërkua që ata të zhvendoseshin në veri të lumit Litani, për të shmangur rreziqet e sulmeve ajrore. Autoritetet izraelite theksojnë se qëllimi i operacionit është të godasin strukturat ushtarake të Hezbollahut, duke minimizuar në maksimum rrezikun për civilët, por paralajmërimet për evakuim nënvizojnë shkallën serioze të tensioneve dhe përgatitjet për veprime ushtarake në rajon.