Botë
Nigeri, 31 të vdekur, 38 të lënduar nga një sulm me bombë
05.06.2015 15:27
Të paktën 31 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi të një bombe në qytetin verilindor Yola të Nigerisë...

Agjencia e Veprimit Kundër Katastrofave ua hedh fajin militantëve të grupit ekstremist “Boko Haram”.
Rreth 38 viktima tjera që mbetën të lënduar, disa në gjendje të rëndë, po trajtohen në spitalin e qytetit, i cili tashmë është i stërmbushur me refugjatë që kanë ikur nga konflikti.
Shpërthimi ndodhi në kohën kur tregtarët ishin duke i mbyllur dyqanet e tyre dhe njerëzit po shpejtonin të blinin gjëra në minutat e fundit. Qeverisja lokale, fajin për sulmin ia hodhi grupit ekstremist “Boko Haram”, i cili ka 6 vjet që është duke luftuar për të imponuar ligjin islamik në verilindje të vendit.
