Kontrollet e DAP-it zbulojnë: Çdo i katërti biznes nuk i paraqet të ardhurat

10.03.2026 16:01

6.300 kontrollet e regjistruara nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike...

6.300 kontrollet e regjistruara nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike kanë treguar se çdo i katërti biznes nuk kanë evidentuar të ardhurat dhe nuk i kanë paraqitur të njëjtat, tha mes tjerash drejtoresha për të Ardhura Publike, Elena Petrova.

Prandaj, sipas saj, dialogu është mjeti më i rëndësishëm mes Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Taksapaguesit dhe kjo është porosia që doli nga takimi i Këshillit për Pajtueshmërisë Tatimore.

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, synimi kryesor i këtij këshilli është lufta ndaj ekonomisë gri.

“Në aktivitetet e DAP-it që kanë të bëjnë në luftën ndaj ekonomisë, qasja jonë nuk është qasje për më shumë kontrolle dhe më shumë dënime, por thjesht zbatimin e masave dhe ligjeve për të gjithë njëlloj. Ndërsa lëmit i ndajmë varësisht prej humbjeve të cilat mund t’i sjellin buxhetit shtetëror, kështu vitin e kaluar fillimisht kemi qenë të fokusuar tek shërbimet hotelierike dhe tregtia me sasi të vogla, ku pagesat bëhen me para të gatshme, ndërsa paraja e gatshme e ushqen ekonominë gri. Gjatë vitit të kaluar kemi realizuar 6.300 kontrollime në të gjithë vendin, ku janë shqiptuar 3.200 dënime dhe 120 vendime për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë.”, - deklaroi drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova.

Ndërkohë, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, potencoi se vetëm gjatë vitit të kaluar janë realizuar afërsisht 15 mijë inspektime mbikëqyrëse nga të gjitha lëmit, që tregojnë për gatishmërinë e institucioneve për zhdukjen e ekonomisë gri, ndërsa këtë vit priten të njëjtat të rriten. 

“Gjatë vitit të kaluar, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka realizuar mbi 830 inspektime mbikëqyrëse për mosregjistrim të veprimtarisë, mbi 7.000 inspektime mbikëqyrëse janë realizuar nga ligji për tregti,  4.340 inspektime mbikëqyrëse për hotelieri, 2.284 inspektime mbikëqyrëse për veprimtarinë e zanateve.”, - theksoi drejtori i  Inspektoratit Shtetëror, Vllatko Stojkoski.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror, Vllatko Stojkovski, tha se të gjitha këto janë tregues se jemi të përkushtuar për zhdukjen e ekonomisë gri. (Fitim Kryeziu, TVM2)