Maqedoni
Sot në Kuvend do të mbajnë seanca pesë komisione
11.03.2026 09:09
Pesë komisione sot do të mbajnë seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ...

Pesë komisione sot do të mbajnë seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, si dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Para anëtarëve të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë: Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e komunikacionit në rrugë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillimin, prodhimin dhe qarkullimin e mallrave ushtarake, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë formimi i Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe shqyrtimi i kërkesave për realizimin e së drejtës për pagë pas përfundimit të funksionit nga ish-kryetari dhe një ish-anëtar i Komisionit Rregullator për Banim.
Në Komisionin për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, me procedurë të shkurtuar.
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet, me procedurë të shkurtuar, është para anëtarëve të Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.
Ndërkaq, para anëtarëve të Komisionit ligjvënës-juridik janë disa propozim-ligje: për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të Ligjit për sigurinë e komunikacionit në rrugë, të Ligjit për zhvillimin, prodhimin dhe qarkullimin e mallrave ushtarake, të Ligjit për automjete dhe të Ligjit për pyjet, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
