Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

11.03.2026 09:26

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, njofton LAMM.
 
Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga gjendja aktuale e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.