Sot seancë e Këshillit Gjyqësor
11.03.2026 09:49
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 538-të...

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 538-të, në rendin e ditës të së cilës, ndër të tjera, janë konstatimi i ndërprerjes së funksionit gjyqësor për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie dhe vendimmarrja për të drejtën e kompensimit të shpenzimeve të lidhura me ushtrimin e funksionit gjyqësor.
Në seancë pritet të miratohen raportet për gjendjen e konstatuar pas vizitave të realizuara nëpër gjykata, si dhe raporti i Komisionit për afatin e paraqitjes së aplikimeve dhe përmbushjen e kushteve sipas shpalljes për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor do ta shqyrtojnë edhe plotësimin e Planit vjetor për prokurime publike për vitin 2026 (investime kapitale), ndërsa pritet të marrin vendim edhe për formimin e komisioneve të raportuesve sipas kërkesave për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtari ose kryetari të gjykatës.
