Maqedoni

Shënimi i Ditës Botërore të Veshkave me një aktivitet për ngritjen e vetëdijes

11.03.2026 10:10

Qëllimi i aktivitetit është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit të veshkave...

Klinika Universitare për Nefrologji sot organizon një aktivitet me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Veshkave.
 
Në aktivitet pritet të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, drejtori i përgjithshëm i Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut Sasho Klekovski, drejtori i klinikës Nikola Gjorgjievski, si dhe koordinatorja kombëtare për transplantim Biljana Kuzmanovska.
 
Qëllimi i aktivitetit është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit të veshkave, si dhe për parandalimin dhe zbulimin në kohë të sëmundjeve të veshkave.