Maqedoni

153 shtetas evakuohen nga Lindja e Mesme

11.03.2026 11:32

153 shtetas tanë që kanë aplikuar për evakuim nga Lindja e Mesme...

153 shtetas tanë që kanë aplikuar për evakuim nga Lindja e Mesme do të kthehen sot në vend me një fluturim të posaçëm të organizuar nga Qeveria.

Prej tyre, 96 janë nga Katari, 33 nga Kuvajti, 15 nga Bahreini dhe 9 nga Arabia Saudite. Ata do të kthehen me një fluturim të posaçëm nga aeroporti i Riadit dhe do të zbresin në aeroportin e Prishtinës, pas së cilës do të organizohet transporti për në Shkup. I gjithë organizimi i fluturimeve, përfshirë të gjitha kostot përkatëse, mbulohet nga Qeveria.
 
Më parë, Ministria informoi se është organizuar transporti me autobus për qytetarët maqedonas nga Kuvajti, Katari dhe Bahreini në Aeroportin King Khaled në Riad. Shpenzimet për këtë dhe fluturimet e tjera mbulohen plotësisht nga shteti, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski.