Maqedoni

Kushtetuesja do të vendosë për sistemin “Qyteti i Sigurt”

11.03.2026 11:45

Gjykata Kushtetuese sot pritet të vendosë nëse ligji që rregullon sistemin e monitorimit “Qyteti i Sigurt” është në përputhje me Kushtetutën. Në Gjykatën në fjalë janë ngritur katër raste në lidhje me ligjshmërinë e sistemit në fjalë.
 
Janë pranuar tre iniciativa të ndryshme që kontestojnë këtë sistem: Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit); Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës); një iniciativë nga një student i Fakultetit Juridik. Vendimi i sotëm  do të përcaktojë nëse kamerat do të vazhdojnë të vëzhgojnë rrugët e qytetit apo nëse ky sistem do të duhet të pezullohet ose ndryshohet rrënjësisht. Kujtojmë se me ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, ky sistem hyri në fuqi më 1 shkurt 2026. Në fazën e parë realizohet në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Korridoret 8 dhe 10, kurse ka plane të vendoset edhe në Strugë dhe Ohër.