Botë
Von der Lejen: Kthimi te energjia ruse, një gabim strategjik
11.03.2026 12:21
Bashkimi Evropian ka burime energjie vendase, energji të rinovueshme dhe energji bërthamore...

Bashkimi Evropian ka burime energjie vendase, energji të rinovueshme dhe energji bërthamore. Çmimet e tyre kanë mbetur të pandryshuara për dhjetë ditët e fundit, deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Lejen në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
“Megjithatë, në krizën aktuale, ka nga ata që argumentojnë se duhet ta braktisim strategjinë tonë afatgjatë dhe madje të kthehemi te lëndët djegëse fosile ruse. Ky do të ishte një gabim strategjik. Do të na bënte më të varur, më të prekshëm dhe më të dobët.”, shtoi Ursula von der Lejen. “Ne duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur me strategjinë tonë afatgjatë. Mund të jemi më pragmatikë dhe më të zgjuar në zbatimin e saj, por po shkojmë në drejtimin e duhur.”, theksoi ajo.
