Botë

Irani me paralajmërim: Institucionet financiare ShBA - Izrael do të sulmohen

11.03.2026 12:46

Irani ka deklaruar se bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme...

Irani ka deklaruar se bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, që janë të lidhura me ShBA-në dhe Izraelin, do të jenë në shënjestër të sulmeve, theksojnë autoritetet iraniane. 
Autoritetet njoftuan se kjo ishte në përgjigje të ShBA-së dhe Izraelit që dyshohet se kishin synuar një nga bankat e vendit.
 
“Me ngjarjet që kanë ndodhur, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të synuar qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin ShBA-së dhe regjimit në rajon. Amerikanët duhet të presin një veprim të dhimbshëm dhe hakmarrës nga ne.”, tha një zëdhënës iranian.
 
Irani paralajmëroi qytetarët të qëndronin larg bankave brenda një rrezeje prej një kilometri. Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, theksoi se regjimi po synonte vetëm bazat nga të cilat Izraeli dhe ShBA-ja kishin nisur sulme në territorin iranian që nga fillimi i sulmit të tyre kundër vendit.