Maqedoni
Parashikimi i motit
12.03.2026 08:52
Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë...

Sot në vend pritet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga -4 deri në 3 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë prej 15 deri në 21 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të bjerë në -1 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë rreth 20 gradë.
