Botë
Ndërron jetë në burg krahu i djathtë i Sadam Hussein, Tariq Aziz
05.06.2015 16:39
Tariq Aziz, i njohur si krahu i djathtë i Sadam Hussein, ka ndërruar jetë në një burg të Irakut...

Aziz, 79 vjeç, ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe zv. Kryeministër dhe është cilësuar shpesh si krahu i djathtë i ish liderit iraken.
Ai u dënua me vdekje nga Gjykata e Lartë e Irakut në 2010, për persekutimin e partive fetare nën regjimin e Sadamit, por nuk u ekzekutua kurrë.
Ai iu dorëzua trupave amerikane shumë pak pas rrëzimit të regjimit të Bagdadit në 2003.
