Maqedoni
Grupi i tretë i shtetasve të RMV-së, evakuohet me sukses nga Lindja e Mesme
12.03.2026 09:19
153 shtetas të RMV-së nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe Bahreini vonë mbrëmë mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës...

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës mbrëmë mbërriti fluturimi i tretë i organizuar me pasagjerë të cilët u evakuuan me sukses nga Katari, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini.
Siç njoftoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pasagjerët fillimisht u transportuan me organizim deri në Riad, prej nga me një fluturim special u larguan në mënyrë të sigurt nga rajoni. Në avion ndodheshin 151 pasagjerë, prej të cilëve 109 ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa të tjerët shtetas të disa vendeve të tjera.
Evakuimi u realizua sipas një plani të përcaktuar paraprakisht dhe në koordinim me institucionet kompetente, thuhet në njoftimin e Mucunskit. Ai shtoi se siguria e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbetet prioriteti më i lartë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të vazhdojë të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje në rajonet e prekura.
