Maqedoni

Sot vazhdon seanca e 92-të plenare

12.03.2026 10:10

Kuvendi sot do ta vazhdojë punën me seancën e 92-të plenare...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta vazhdojë punën me seancën e 92-të plenare, në rendin e ditës të së cilës kanë mbetur edhe shtatë pika për shqyrtim.
 
Deputetët do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin, të dyja në lexim të parë. Po ashtu, në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet, me procedurë të shkurtuar.
 
Me procedurë të shkurtuar do të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e komunikacionit në rrugë, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillimin, prodhimin dhe qarkullimin e mallrave ushtarake.