Maqedoni
Oda e Mjekëve të Maqedonisë, mjekët diskutojnë problemet dhe japin zgjidhje
05.06.2015 17:08
Në përvjetorin e themelimit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë, mjekët debatuan për të gjitha çështjet që i shqetësojnë...

Në përvjetorin e themelimit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë, mjekët debatuan për të gjitha çështjet që i shqetësojnë, për reformat në shëndetësi dhe si ndikojnë ato në punën e mjekëve, si dhe për rolin që duhet të luaj Oda e Mjekëve në të ardhmen.
Mjekët thonë se duhet të jenë më imponues dhe të inkorporojnë idetë e tyre që shpalosen në tubimet e shumta edhe në të gjitha reformat që ndërmerren në shëndetësi.
“Si një organizatë e veçantë dhe profesionale e mjekëve të mjekësisë duhet të jemi më të bashkuar për mbrojtjen dhe përparimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, për mbikëqyrjen e sjelljes së punëtorëve shëndetësorë ndaj shoqërisë dhe qytetarëve etj”- deklaroi kryetar i Odës së Mjekëve të Maqedonisë, Koco Cakallaroski.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Fondin e Shëndetësisë, do të përpiqemi që si Odë e Mjekëve të faktorizohemi dhe në të ardhmen të jemi më koperativ, më bindës dhe më imponues në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në FSSh, që kërkesat tona të merren parasysh”- tha nënkryetari i Odës së Mjekëve të Maqedonisë, Xhabir Bajrami.
Me këtë rast u ndanë edhe mirënjohje për mjekët të cilët me aktivitetin dhe më punën e tyre kanë kontribuar, kanë ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të pacientëve, duke filluar nga mjekësia primare deri tek ajo terciare.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
