Botë

“Lufta mund të mbyllet”, Presidenti Trump: Irani s’ka më pothuajse asnjë objektiv për t’u sulmuar

12.03.2026 13:13

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti edhe një herë bindjen e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt....

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti edhe një herë bindjen e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt.
 
“Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar,” deklaroi Trump duke shtuar se fundi i luftës varet vetëm nga vullneti i tij.
 
“Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar më shumë se 5.000 objektiva në Iran, përfshirë qendrat e komandës së Gardës së Revolucionit, sistemet e mbrojtjes ajrore, lëshuesit e raketave, vendet e programit bërthamor iranian, anijet dhe aeroportet ushtarake. Selitë e udhëheqësve politikë dhe fetarë janë goditur gjithashtu”, deklaroi Donald Trump.
 
Ajatollah Ali Khamenei është vrarë gjatë një nga sulmet, ndërsa i biri Mukhtaba, është emëruar pasardhës i tij. Megjithatë, objektivat e sulmeve amerikane janë reduktuar që nga fillimi i luftës. Ndërsa më parë fokusi ishte ndryshimi i regjimit dhe shkatërrimi i plotë i programit bërthamor, tani qëllimi kryesor është frenimi i aftësive ushtarake të Iranit. Kur vjen fjala tek afatet e mbylljes së konfliktit, Izraeli duket nuk ndan të njëjtin mendim me Trumpin.
 
“Ky operacion do të vazhdojë pa limit kohor, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa të kemi arritur të gjitha objektivat dhe beteja të ketë mbaruar”, u shpreh Israel Katz, ministër izraelit i mbrojtjes.
 
Sipas deklaratave të ushtrisë izraelite, ka nisur një valë e re sulmesh ndaj kryeqytetit libanez, Bejrutit, dhe Iranit. Duke i bërë jehonë edhe komenteve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, edhe Ministri i Jashtëm gjerman Johann Ëadephul bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike për krizën.