Maqedoni
Kuvend, seancë komemorative për viktimat në Koçan
12.03.2026 14:25
Kuvendi me një seancë komemorative kujtoi viktimat në tragjedinë e Koçanit në shenjë përulje para jetëve të shuara dhe familjeve të tyre....

Kuvendi me një seancë komemorative kujtoi viktimat në tragjedinë e Koçanit në shenjë përulje para jetëve të shuara dhe familjeve të tyre. Në praninë e familjarëve, deputetëve dhe mbarë kreut shtetëror, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi se tragjeditë asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për ndarje, por të jenë momente solidariteti, humaniteti dhe unifikimi. Gashi inkurajoi të gjitha institucionet e drejtësisë që lënda të zbardhet profesionalisht duke adresuar gabimet dhe fajtorët.
“Porosia ime i drejtohet të gjithëve, tragjedi si kjo na tregojnë se përgjegjësia e institucioneve është më e madhe ngase ne e vlerësojmë dhe se drejtësia është më e rëndësishme ngaqë ne mendojmë. Me rëndësi thelbësore është që institucionet kompetente, Prokuroria Publike, gjykatat, Ministria për Punë të Brendshme dhe të gjitha organet e hetuesisë të punojnë në këtë proces me profesionalizëm, të pavarur dhe transparentë. Drejtësia nuk duhet të jetë e shpejtë për efekt politik, e as e vonuar. Vetëm drejtësia dhe e vërteta mund të sjellin paqe të vogël për familjet dhe shoqërinë.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Gashi me porosi familjarëve se dhimbja e tyre është edhe kolektive. Familjarët e indinjuar se kujtimi ndaj fëmijëve të tyre është i vonuar.
“Për fat të keq asnjë fëmijë nuk u nderua, nuk u përmend me emër dhe mbiemër, por vetëm fjalë të shkurtra.”, - tha babai i viktimës në Koçan, Aleksandar Naumov.
“Nëse institucionet do të punonin siç duhet, fëmijët tanë tani do të ishin, do të shëtisnin. Por, për fat të keq të tillë e kemi shtetin.”, - u shpreh babai i viktimës në Koçan, Dragi Stojanov.
Më 16 mars mbushen një vit nga shpërthimi i tragjedisë vdekjeprurëse në Koçan. Nën çatinë e diskotekës Puls u shuan 63 jetë, ndërkaq 190 të tjerë u plagosën. Gjykata më 19 nëntor të vitit 2025 nisi procesin gjyqësor ndaj 38 të akuzuarve për krime të rënda ndaj sigurisë publike.
MERAL ISMAILI
