Maqedoni
Komiteti Ekonomik-Social Evropian, debat për harmonizimin e politikave
12.03.2026 15:44
Integrimi evropian nuk është vetëm proces politik, por edhe proces shoqëror me përfshirje sociale...

Integrimi evropian nuk është vetëm proces politik, por edhe proces shoqëror me përfshirje sociale, thotë ministri për Eurointegrime, Bekim Sali, duke shtuar se vendi vazhdon me reforma për përforcimin e institucioneve dhe jetës së qytetarëve.
“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në realizimin e reformave, dialogut dhe Evropës. Kemi miratuar vendime të rëndësishme, kemi realizuar reforma dhe mbetemi fuqishëm të harmonizuar me vlerat e BE-së dhe politikat e saja. Megjithatë, reformat duhet të kthehen në sundim më të mirë, në institucione më të fuqishme dhe në jetë më cilësore për qytetarët tanë.”, - deklaroi ministri për Eurointegrime, Bekim Sali.
Shteti duhet ta vë forcën në luftimin e korrupsionit dhe t’i implementojë ligjet që janë në letër, theksuan nga Komiteti Ekonomik-Social Evropian.
“Maqedonia e Veriut ka kornizë të mirë ligjore, institucione, por mungon implementimi dhe buxheti, dhe, nuk ka përgjegjësi të vërtetë në raport me gjuhën e urrejtjes, parandalimin e dhunës mbi baza gjinore, mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen e autorit.”, - theksoi Hoze Antonio Dijas nga Komiteti Ekonomik-Social Evropian.
Komiteti Ekonomik-Social Evropian me mendim se hapja e klasterëve mbulon problemet sociale, ndërkaq Branko Azeski tha se fitorja vjen duke mbaruar detyrat edhe vendi ynë edhe Unioni.
“Presim që të ndodhin hapat apo të presim politikanët ta bëjnë atë çka është e nevojshme. Komiteti ynë është trupi i parë evropian që zbaton parimin e integrimit hap pas hapi të vendeve kandidate në punën tonë të përditshme, përmes iniciativës për zgjerimit.”, - u shpreh Violeta Jeliq nga Komiteti Ekonomik-Social Evropian.
“Të jem real, mendoj se jemi në pozicion “win-win”. BE-ja mendon se ne nuk bëjmë mjaftueshëm në plotësimin e kritereve, e ne mendojmë se ka prapavijë politike për anëtarësim. Ta bëjmë ne tonën, BE-ja të vetën, që të mbërrijmë në rrugë.”, - deklaroi Branko Azeski nga Oda Ekonomike.
Ben Nupnau nga delegacioni i BE-së në vend përfundoi se Dialogu social është gurthemel i politikave sociale në Evropë, ku bisedat mes Qeverisë, punëdhënësve dhe punëtorëve është mekanizëm për ndryshime sipas tregut të punës dhe njëherësh ndihmon në ndërtimin e besimit mes institucioneve dhe qytetarëve.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
