Maqedoni
Qyteti i Shkupit, miratohet ribalanci i buxhetit
12.03.2026 16:06
Këshilli i Qytetit të Shkupit e miratoi ribalancin e Buxhetit...

Këshilli i Qytetit të Shkupit e miratoi ribalancin e Buxhetit, me të cilin rriten për 166 milionë denarë shtesë, mjetet e destinuara për investime të reja kapitale.
Ribalanci parasheh ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri në afërsi të Bankës Popullore, me qëllim përmirësimin e qarkullimit të trafikut në një nga pikat më të ngarkuara të trafikut në qytet. Po ashtu në bazë të marrëveshjes me Ministrinë e Shëndetësisë, Qyteti i Shkupit do të fillojë edhe ndërtimin e dy garazheve shumëkatëshe të montuara në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Projekti parashikon rreth 500 vende të reja parkimi dhe një investim prej rreth tre milionë eurosh.
Ribalanci parashikon edhe investime në arsim, përmes vendosjes së pompave termike në shkolla, me çka do të eliminohet ngrohja me naftë, si dhe vendosjen e paneleve fotovoltaike, sanimin e oborreve të shkollave dhe pajisje të re urbane.
