Maqedoni
“Lagja e timave”, vlerësimi i dëmeve në përfundim e sipër
05.06.2015 17:15
Katër javë pas luftimeve në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, Komisioni për Vlerësimin e dëmeve është duke punuar intensivisht që sa më shpejt ta rrumbullakojë këtë proces...

Sipas anëtarit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve, Zejnulla Ganiut, komisioni në koordinim me koordinatorin, Ejup Halimin, dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Lirim Shabanin, është duke rrumbullakuar këtë proces dhe ka mbetur deri të hënën të përfundojë procesi edhe për grupin e tretë të familjeve të dëmtuara.
Ai gjithashtu thekson se procesi pak është vonuar jo për shkak të neglizhencës së anëtarëve të komisionit, por se për shkak të mungesës së dokumentacionit të familjarëve.
Krahas ndihmës prej 100 mijë denarëve për çdo familje dhe kompensimit të dëmeve, qeveria ka paraparë edhe pagesën e qerasë për vendosjen e familjeve deri në rregullimin e shtëpive të tyre.
Ndryshe, edhe sot në lagje kanë vazhduar punimet për rregullimin e kanalizimit, që pritet të përfundojë brenda disa ditësh.
NEXHAT AQIFI
