Maqedoni
Moti sot kryesisht me diell dhe relativisht ngrohtë
13.03.2026 08:58
Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit...

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në interval prej rreth minus katër deri në një gradë, ndërsa gjatë ditës gradualisht do të rriten dhe do të sillen ndërmjet 14 dhe 20 gradëve.
Në kryeqytet moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta lokale me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri rreth zero gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 19 gradë.
