Botë
Trampi paralajmëron sërish Iranin: Regjimin terrorist do ta shkatërrojmë
13.03.2026 10:46
Tramp ka paralajmëruar sulme të mëdha ndaj Iranit....

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, ka paralajmëruar sulme të mëdha ndaj Iranit. Në një reagim në “Truth Social”, presidenti amerikan ka reaguar sërish, duke thënë se ShBA-ja po shkatërron regjimin terrorist të Iranit.
“Shikoni çfarë u ndodh sot. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në të gjithë botën për 47 vjet dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vras ata.”, shkroi presidenti amerikan.
Gjithashtu ai është shprehur se marina e Iranit është zhdukur po ashtu edhe forcat ajrore.
“Ne po e shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, Marina e Iranit është zhdukur, forca e tij ajrore është zhdukur, raketat, dronët dhe gjithçka tjetër është shkatërruar, dhe udhëheqësit e tij janë zhdukur nga faqja e dheut. Ne kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municione të pakufizuara dhe shumë kohë.”, ka thënë ai.
