Rajon
Hiqet fusnota nga përdorimi për Kosovën, Konjufca e mirëpret vendimin
13.03.2026 11:27
Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian ka vendosur të heqë asteriskun dhe fusnotën nga përdorimi për Kosovën në dokumentet e tij zyrtare...

Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian ka vendosur të heqë asteriskun dhe fusnotën nga përdorimi për Kosovën në dokumentet e tij zyrtare, me qëllim që terminologjia të harmonizohet me atë të Parlamentit Evropian.
Lidhur me këtë ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Përmes një reagimi në platformën “X”, Konjufca e ka mirëpritur vendimin e Komitetit të Rajoneve për të ndërprerë përdorimin e termit “Kosova” dhe fusnotës shoqëruese në dokumentet publike, duke thënë se ky hap e afron këtë institucion me qëndrimin e Parlamentit Evropian dhe sjell më shumë qartësi institucionale në lidhje me perspektivën evropiane të Kosovës. Konjufca në fund ka shprehur falënderim të veçantë për Gillian Koughlan, kryetare e Grupit të Punës për Kosovën në Komitetin e Rajoneve dhe raportuese për zgjerimin, për mbështetjen e saj parimore dhe angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.
