Maqedoni
Propozim-ligji i Arsimit Sipëror drejt fazës finale
13.03.2026 11:43
Janevska vlerëson se propozim-ligji i Arsimit Sipëror është në fazën e tij finale....

Propozim-ligji i Arsimit Sipëror është në fazën e tij finale. Kështu vlerëson ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Siç shton ajo, disa prej vërejtjeve konstruktive janë korrigjuar, por një pjesë prej tyre sa i përket llogaridhënies nga ana e universiteteve nuk janë pranuar. Grupi punues do të takohet sërish për të shqyrtuar mundësitë që ofrohen dhe përcaktimin e vendimit final.
“Procesi i llogaridhënies së universiteteve dhe ingerencat e këshillit kombëtar, këtu kemi intervenuar dhe kemi bërë korrigjime minimale, sepse ne nuk pajtohemi, ndërsa grupi punues do të takohet për herë të fundit dhe do të miratojë vendim përfundimtar. Sinqerisht mendoj se të gjithë do të jenë të kënaqur, sa i përket kërkesës për tërheqjen e propozim-ligjit nuk do të merret parasysh, sepse një grup i vogël i profesorëve i konteston kërkesat dhe kjo është nga frika se në të ardhmen nuk do t’i plotësojnë kushtet e parapara me ligj.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
