Maqedoni

MPB, arrestohet 18-vjeçari që kërcënoi me bomba

13.03.2026 14:18

Arrestohet një 18-vjeçar nga Tetova që dërgonte kërcënime për vendosje bombash dhe vrasje në një shkollë të mesme....

Arrestohet një 18-vjeçar nga Tetova që dërgonte kërcënime për vendosje bombash dhe vrasje në një shkollë të mesme. Rastin e kanë paraqitur disa profesorë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn”, pasi në adresë të nxënësve kanë arritur mesazhe për kërcënime për vendosje të bombave dhe kryerjen e vrasjeve në shkollë.
 
“Profesorë nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë raportuan se kishin marrë informacione nga prindër të nxënësve se M.R. u kishte dërguar mesazhe nxënësve, duke i kërcënuar se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në shkollë. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe pas marrjes së urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në fshatin Pallaticë të Tetovës, në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të R.R. (49). Gjatë bastisjes janë gjetur disa sende të djalit të tij M.R. (18), për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. M.R. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim penal përkatës.”, - deklaroi Goce Andrevski nga MPB.
 
Muajt e fundit procesi mësimor në disa shkolla të Tetovës pati ndërprerje të shpeshta, për shkak të kërcënimeve për vendosje të bombave.
 
FLORIJE KAMBERI