Maqedoni

Familja e Martin Neshkovskit padi për 4 persona: fshehën vrasjen e të riut

05.06.2015 17:31

Një ditë para përvjetorit të vrasjes së të riut, Martin Neshkovskit, familja e tij ka ngritur padi penale kundër kryeministrit, Nikolla Gruevsk...

Një ditë para përvjetorit të vrasjes së të riut, Martin Neshkovskit, familja e tij ka ngritur padi penale kundër kryeministrit, Nikolla Gruevski, ish ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, për, siç thonë, fshehjen e të vërtetës për vrasjen e Neshkovskit.

“Igor Mitrovski-Urko, në kundërshtim me nenin 154 të Ligjit për Punë të Brendshme, ka urdhëruar gojarisht Igor Spasovin, ish të punësuar në MPB, që të sigurojë hapësirën e VMRO-DPMNE-së gjatë festimit partiak të fitores në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011. Igor Spasovski gjatë kryerjes së detyrës, më datën 6 qershor, ka vrarë Martin Neshkovskin. Gordana Jankullovska nuk ka përgatitur urdhër me shkrim në bazë të Ligjit për Punë të Brendshme. Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevski, gjatë procedurës hetimore, qëllimisht me vetëdije të plotë kanë mbuluar informata të rëndësishme që do të zbardhnin rrethanat e vrasjes vetëm e vetëm që të mbrojnë MPB-në dhe veten”- tha Sasho Petreski, familjar i Martin Neshkovskit. 

Familjarët dyshojnë se vrasja e të afërmit të tyre do të marrë epilog të drejtë juridik, megjithatë thanë se do të provojnë që të vënë në vend drejtësinë.