Maqedoni
RMV: Furnizimi me karburant, i qëndrueshëm
13.03.2026 15:27
Furnizimi me karburant në vend është i qëndrueshëm dhe kompanitë kanë rezervat e nevojshme...

Furnizimi me karburant në vend është i qëndrueshëm dhe kompanitë kanë rezervat e nevojshme, siguron ministrja për Energjetikë, Sanja Bozhinovska. Pas krizës në Lindjen e Mesme, Qeveria kërkon që kompanitë të jenë të përgjegjshme ndaj shoqërisë, dhe mos ta shfrytëzojnë rastin që të bëhen barrë plotësuese për qytetarët. Këto pohime ministrja Bozhinovska i bëri në eventin, ku kompania OKTA ka bërë të ditur se do të bëjnë një zbritje prej 45 dollarë për një tonë, naftë kompanive të cilat bashkëpunojnë me to. Ministrja Bozhinovska po ashtu theksoi se RMV-ja nuk ka krizë në furnizim.
“Dua që fillimisht të potencoj se furnizimi me derivatet e naftës në vendin tonë është stabile, ndërsa kompanitë kanë rezerva të mjaftueshme. Qeveria me vëmendje është duke i ndjekur lëvizjet, dhe nëse konstaton se çmimet vazhdojnë të rriten, do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që i kemi në dispozicion.”, - deklaroi ministrja e Energjetikës, Sonja Bozhinovska.
OKTA njofton ulje çmimi për konsumatorët
Ndërsa numri një i kompanisë OKTA bëri të ditur se ky lirim për kompanitë e naftës, në masë të madhe do t’u ndihmojë edhe qytetarëve.
“Nga dita e nesërme deri në fund të muajit do të bëjmë një lirim prej 2 denarëve për një litër për të gjitha kompanitë që shesin atë me pakicë dhe kompanitë që janë furnizues të rregullt nga OKTA. Me këtë i mundësojmë këtyre kompanive që shitjen e derivateve ta bëjnë me lirim deri tek shfrytëzuesit.”, - theksoi drejtori i kompanisë OKTA, Dimitris Pas’hos.
Për ministren Bozhinovska, konflikti i Lindjes së Mesme ka bërë që të ndërpritet furnizimi me naftë nga Ngushtica e Hormuzit, e ku kalon 20 për qind e naftës botërore. Pas fillimit të konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme e gjithë bota është duke reaguar me masa afat shkurte. Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë ka njoftuar se do të lirojë rreth 400 milionë fuçi naftë nga rezervat e saja.
FITIM KRYEZIU
