Tragjedia në Koçan, nga dhimbja drejt zgjidhjeve institucionale

14.03.2026 14:45

Ka ngjarje në historinë e një shteti...

Ka ngjarje në historinë e një shteti që nuk maten me kohën, por me dhimbjen që lënë pas, një ngjarje e tillë është tragjedia në Koçan, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, në “Konferencën Ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan”. 

Kryeministi theksoi se ajo nuk është vetëm tragjedi e një qyteti, por një tragjedi që e tronditi të gjithë shtetin dhe që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën kolektive të shoqërisë sonë.

“Kemi përgjegjësi të kujtojmë. Përgjegjësi të mësojmë. Dhe përgjegjësi të krijojmë sisteme që do të jenë më të forta se lëshimet që çojnë në tragjedi. Kjo konferencë është një përpjekje që tragjedia të shndërrohet në dije, përvoja të shndërrohet në mësim dhe mësimi në zgjidhje konkrete” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu u ndal te përvojat e sistemit shëndetësor, nga ndërhyrja fillestare dhe shpëtimi i jetëve njerëzore, deri te trajtimi, rehabilitimi dhe zgjidhjet sistemore.

“Nga kjo dhimbje të marrim mësim, ndërsa nga përvojat të ndërtojmë sistem më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm, i cili do të mbrojë dhe do të reagojë me kohë gjatë tragjedive të padëshiruara. Kjo konferencë, është mundësi që t’i përmbledhim përvojat nga trajtimi, rehabilitimi dhe zgjidhjet sistemike që do ta bëjnë shtetin tonë institucionalisht më të përgaditur në të ardhmen” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Në ato momente, kur çdo minutë ishte me rëndësi të jashtëzakonshme, mbështetja nga vendet mike ndihmuan që të shpëtohen shumë jetë njerëzish, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

Ai theksoi se 115 pacientë janë pranuar dhe trajtuar jashtë vendit.

“Në ato ditë të vështira u tregua fuqia e vërtetë e diplomacisë dhe solidaritetit ndërkombëtar. Pikërisht në momente të tilla bëhet e qartë se vlera e vërtetë e diplomacisë nuk matet vetëm me marrëveshjet e arritura, por edhe me jetët njerëzore të shpëtuara” – tha Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

Ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski theksoi se policia reagoi në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

“Në një tragjedi të tillë, rrallë ndodh që ndonjë shtet të reagojë maksimalisht efikas, shpejt dhe adekuat. Ishte një tragjedi e tmershme, për çka shpresoj që mos të na ndodh asnjëherë. Nga ana e MPB ishin të kuçyr mbi 3 mijë nëpunës policor, të cilët përveç që siguruan ngjarjen, kryen kontrolle dhe ekspertiza në vendngjarje , gjithashtu ishin të kyçur në shpëtimin e jetëve të njerëzve” – theksoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në tragjedi të tilla është me rëndësi të madhe koordinimi mes institucioneve shtetërore dhe ndihma e institucioneve ndërkombëtare.

“Gjatë fatkeqësive të këtilla, sektorë të ndryshëm të qeverisë mund të kyçen, duke filluar nga sektori për siguri, Mbrojtja dhe Ministria e Punëve të Brendhsme. Është me rëndësi të madhe të ketë një strukturë të fortë për koordinim në nivel kombëtar si dhe baza ligjore të cilat do të mundësojnë që shumë shpejt të aktivizohet ndihma ndërkombëtare nëse është e nevojshme”  - tha Sien Vanllomell, oficer programor o Qendrës për Koordinim.

“Fakti që as Zvicra, as vendet tjera evropiane nuk munden vet të përballen me fatkeqësi masive me me djegie, tregon se Qeveria dhe institucionet qeveritare në fazën e hershme sollën vendim të duhur se duhet ti aktivizojmë mekanizmat e solidaritetit”. – u shpreh Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sashko Klekovski.  

Tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 marsit 2025, kur në objekt shpërtheu një zjarr gjatë një koncerti. Si pasojë e zjarrit, rreth 63 persona humbën jetën, ndërsa mbi 150 persona u plagosën.

Ngjarja konsiderohet një nga tragjeditë më të rënda në historinë e fundit të Maqedonisë së Veriut. (Ersan Pajaziti, TVM2)