Futboll

Drulloviç bën grumbullimin e parë

05.06.2015 17:38

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë, gjatë ditës së sotme, në kryeqendrën tonë, kishte grumbullimin e parë...

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë, gjatë ditës së sotme, në kryeqendrën tonë, kishte grumbullimin e parë, duke I nisur kështu përgatitjet për takimin kualifikues kundër Sllovakisë, që do të luhet në qytetin Zhilina me 14 qershor.

Seleksionuesi i ri, Lubinko Drulloviç, u njoftua me futbollistët në hotel, ndërsa stërvitjen e parë e zhvillon sonte, në kompleksin e Federatës Futbollistike të Maqedonisë, me fillim në orën 19.00.

Në stafin e ri teknkik të Drulloviçit, nga stafi I kaluar, vazhdon të qëndroj vetëm Argjent Beqiri, si ndihmës seleksionues, ndërsa pos tij, do të asistojnë edhe Igor Angellovski, Oka Nikollov si dhe Luis Diogo Kamposh.

Në takimin e parë, munguan shumica e futbollistëve kyq në të cilët do të llogaritet për takimin ndaj Sllovakisë, me ç`rast të njejtit pritet ti bashkangjiten reprezentacionit gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, ekipi do të stërvitet në Shkup deri më 12 qershor, që më pas të udhëtojë për në Sllovaki, ku do ta luaj ndeshjen e ardhshme kualifikuese dy ditë më vonë. / Mustafa Ademi