LSM-ja në protestë me punëtorët, kërkojnë rritjen e pagës minimale në 600 euro
LSM-ja në protestë me punëtorët, kërkojnë rritjen e pagës minimale në 600 euro...

Në Maqedoni, paga minimale duhet të jetë 600 euro, kjo ishte kërkesa kryesore e punëtorëve në vend, të cilët përmes një proteste shprehën revoltën e tyre.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, theksio se lufton për paga më të larta dhe një standard më të mirë jetese.
Ai shtoi se pagat aktuale nuk po e ndjekin rritjen e shpenzimeve reale të jetesës, duke u bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen në këtë lëvizje për të drejtat e punëtorëve.
“Sot puntorët për fat të keq përsëri duhet të flasin nga rruga, sepse as Qeveria dhe as punëdhënësit nuk duan t’i dëgjojnë në tavolinë. Është e nevojshme një pagë minimale prej 600 euro, dhe një gjë e tillë ishte e nevojshmë dje sepse nesër do të jetë shumë vonë dhe përveç kësaj kërkojmë për të paktën 6.000 denarë të rriten të gjitha pagat e tjera të punonjësve. Puntorët sot duhet të dalin dhe të qëndrojnë krahë për krahë së bashku me ne Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë dhe të tregojnë se pagat në Maqedoni janë mjerim dhe patjetër duhet të rriten, sepse 160.000 familje jetojnë në prag të varfërisë.” – tha Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.
Protesta e punëtorëve, nisi para ndërtesës së LSM-së dhe marshoi në rrugët kryesore të Shkupit dhe përfundoi para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bulevardin “Ilinden”.
Gjatë marshimit, protestuesit ndaluan edhe para Kuvendit dhe Odës Ekonomike, ku kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, iu drejtua pjesëmarrësve me fjalim, ndërsa punëtorët dërguan mesazhet e tyre drejtuar institucioneve dhe punëdhënësve. Sindikatat theksuan se protesta pasqyron pakënaqësinë shumëvjeçare të punëtorëve, duke vënë në dukje se pagat nuk e ndjekin rritjen reale të kostos së jetesës dhe duke kërkuar rritjen e pagës për një standard më të mirë jetese. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
