Protestat e LSM-së shkaktojnë përplasje mes pushtetit dhe opozitës

14.03.2026 18:13

Protesta e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë...

Protesta e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagës minimale në 600 euro, ka shkatuar përplasje mes pushtetit dhe opozitës. Nga VMRO-DPMNE, thonë se protestat janë të motivuara politikisht dhe akuzojnë LSDM-në për organizimin e tyre.

“Sa për ilustrim, në Tetovë, si dhe nga ai rajon, punëtorët i organizoi anëtari i njohur i LSDM-së, Miroslav Pavlovski. Punëtorët nga Strumica dhe rrethina i ka organizuar Branko Georgiev. Ai është ish-drejtues në ndërmarrjen publike komunale “Komunalec” në Strumicë gjatë kohës kur në pushtet ishte LSDM-ja. Ndërkaq, Oliver Trajkovski, i cili drejton një shtab të LSDM-së në Kumanovë dhe është i punësuar në ndërmarrjen publike “Pastërtia dhe Gjelbërimi”, po i organizon punëtorët nga Kumanova dhe rajoni i saj.” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.

Nga LSDM- shprehën mbeshtjetje për protestën dhe e mohuan që e njejta është me motive politike. Nga kjo parti akuzojnë kreun e Qeverisë Hristian Mickovski, për shpenzime marramendëse personale në kohën kur qytetarët jetojnë në prag të varfërisë dhe se i njejti, nuk po merr masa për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve.

“Hristijan Mickoski ju ka tradhtuar, ju ka gënjyer dhe ju ka poshtëruar. Ai ju quan histerikë sepse kërkoni pagë minimale prej 600 eurosh, ndërkohë që ai mban orë që kushtojnë sa 150 paga minimale. Madje thotë se punëtorët mund të punojnë edhe pa pushim; nesër mund të thotë se mund të punojnë edhe pa ngrënë. Kur ne ishim në pushtet, pagat rriteshin vazhdimisht. Pagën minimale e rritëm nga 8.000 denarë në mbi 20.000 denarë, ndërsa pagën mesatare nga 22.000 në mbi 42.000 denarë. Edhe tani, kur e keni të vështirë, LSDM propozoi Ligj për pagë minimale prej 600 eurosh, por qeveria e refuzoi kërkesën. Protesta e LSM-së nuk është politikë – është luftë për dinjitet, për një pagë të drejtë dhe për një jetë më të mirë për çdo familje.” – deklaroi Simona Cvetanoski nga LSDM.  

Nga LSDM thotë se më shumë se 200,000 punëtorë në vend mezi mbulojnë shpenzimet bazë të jetesës. Ata shtojnë se me këtë ritëm të rritjes së çmimeve, pagat po humbasin vlerë çdo ditë dhe paralajmërojnë se ekonomia nuk mund të konsiderohet e fortë nëse pagat e punëtorëve mbeten të ulëta. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)