Teknologji

Google Plus hiqet nga njoftimet dhe nga menuja e Google

05.06.2015 17:47

Google është duke hequr gradualisht Google Plus, pasi rrjeti social po zhduket. Ikona e vogël në të djathtë të faqes së Google...

Google është duke hequr gradualisht Google Plus, pasi rrjeti social po zhduket. Ikona e vogël në të djathtë të faqes së Google, quhet “Google+ notifications’, por tashmë ka humbur shenja plus (+) dhe citohet vetëm si “Google Notifications”.
 
Gjithashtu, rrjeti duket se po hiqet gradualisht nga rezultatet e kërkimit.
 
Më parë, nëse kërkoje emrin e dikujt, shfaqej dhe profili i tij në Google Plus, por duket se ajo është hequr nga renditja.
 
Disa nga karakteristikat më të njohura të Google Plus ekzistojnë ende, përfshirë editimin e fotove apo shpërndarjen.
 
Por edhe ato po lëvizin gradualisht në aplikacionet e tyre, me foto që po shkëputen nga siti social dhe po integrohen në shkarkimin personal.