Parashikimi i motit për sot
Moti në vendin tonë sot do të jetë kryesisht me diell...

Moti në vendin tonë sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites në disa vende do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja, e cila në shumë vende do të kontribuojë në ngrohjen graduale gjatë ditës.
Temperaturat e mëngjesit në disa qytete do të variojnë nga -5 deri në 2 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë nga 13 deri në 18 gradë Celsius.
Temperaturat ditore do të variojnë: rreth 13°C në pjesët perëndimore,14–15°C në pjesët veriore dhe lindore,deri në 18°C në rajonet jugore dhe juglindore.
Në kryeqytet pritet mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth -1 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë rreth 15 gradë Celsius.
