Kumanovë, u mbajt edicioni i 34-të i takimeve poetike të Karadakut

15.03.2026 15:11

Pasditën e së shtunës...

Pasditën e së shtunës, në ambientet e Fakultetit të Administratës dhe Biznesit pranë UT në Kumanovë, në organizim të Klubit të shkrimtarëve "Jehona e Karadakut", u mbajt eficioni i 34-të i Takimeve poetike të Karadakut.

Edhe në edicionin e sivjemë u mblodhën krijues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe vise të tjera.

“Ky manifestim mbahet në kujtim të ngjarjeve të 11 Marsit të vitit 1981 që paraqet një ditë simbolike për kthesën historike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi kur në kujtimin e protestave studentore filloi edhe rrënimi i regjimit komunist Jugosllav që nërkëmbte të drejtat tona themelore”, - theksoi para të pranishmëve Emrah Bilalli nga KSH “Jehona e Karadakut”.

“Duke u nisur nga koha kur një institucion i poezisë u krijua, është dëshmuar se falë anttarëve të tijë entuziastë dhe të palodhur, ai ka arritur të lër gjurmë të pashlyeshme në shiritin e krijimtarisë letrare dhe artistike të shqiptarëve kudo që ata jetojnë dhe krijojnë. Ky klub i shkrimtarëve shqiptar nga Kumanova që në vigjilien e saj e deri më sot ka ditur ti përballoj sfidat më të ndryshme të kohës duke mbetur një shembull i një organizate kulturore e cila me sens dhe passion i ka kultivuar vlerat e mirëfillta të këtij lloji të krijimtarisë shpirtërore”, - deklaroi Kryetari i KSH “Jehona e Karadakut”, Prof.Dr. Sunaj Raimi.

Në pjesën e parë u mbajtë ora letrarere, në të cilën me poezit e tyre konkuruese u prezantuan poetët pjesmarrës.

Në fund Juria letrare në përbërje: Daim Ilazi, Arsim Halili dhe Sevdail Demiri shpallën fituesit e poezive më të arrira të orës letrare. Konkretisht, me Çmimin kryesor “Fadil Bekteshi” u nderua poeti përmetar Ligor Shyti, me Çmimin “Doruntina” poeti gostivaras Bajramali Selimi, me Çmimin “Jehona poetike” poetja gjilanase Kaltrina Berisha, dhe me një çmim special u nderua poetja kumanovare Liber Emini. (Fatlum Aqifi, TVM2)