Fillon fushata për takime me fermerët, bisedime për sfidat dhe zhvillimin e bujqësisë
Takime të drejtpërdrejta me fermerët...

Takime të drejtpërdrejta me fermerët në dhjetëra komuna dhe vendbanime në mbarë vendin pritet të zhvillohen në kuadër të një fushate të re kushtuar bujqësisë vendase. Qëllimi i këtyre vizitave është të dëgjohen nga afër sfidat me të cilat përballen bujqit në terren, si dhe propozimet dhe idetë e tyre për përmirësimin e kushteve në këtë sektor.
Në të njëjtën kohë, në këto takime do të prezantohen edhe politikat dhe masat mbështetëse për zhvillimin e bujqësisë, si dhe rezultatet e arritura në këtë fushë gjatë viteve të fundit.
Autoritetet vlerësojnë se fermerët kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin rural, ruajtjen e traditës dhe sigurimin e prodhimit vendor të ushqimit, ndaj përvojat dhe sugjerimet e tyre konsiderohen thelbësore për hartimin e politikave të ardhshme.
“Parashihet që dy ekipe të mëdha të vizitojnë më shumë se 30 komuna, ndërsa gjashtë ekipe më të vogla do të shkojnë në mbi 120 vendbanime në gjithë vendin. Takimet me ekipet e mëdha do të mbahen çdo të mërkurë dhe të shtunë, ndërsa ekipet më të vogla të premteve do të zhvillojnë biseda direkte me fermerët në terren. Në këto takime do të bisedohet për sfidat reale me të cilat përballen bujqit vendas, do të dëgjohen idet e tyre, por do të paraqiten edhe politika dhe masa për mbësthtjen e bujqësisë maqedonase, prodhimi dhe gjithçka që është bërë në dy vitet e fundit të mandatit të qeverisë” – tha Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.
Ekipet më të vogla do të udhëhiqen nga drejtorja e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Shoqata Aksionare “ Ekonomizimi i Ujrave” , drejtoria e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, ekipet e NP Pyjet Nacionale, si dhe ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, i cili do të udhëheqë një nga ekipet.
Gjatë vizitave në terren do të përfshihen edhe përfaqësues të institucioneve të tjera të sektorit, si Drejtoria për Menaxhimin e Ujërave, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Agjencia për Nxitjen dhe Zhvillimin e Bujqësisë, Laboratori Shtetëror Fitosanitar dhe Drejtoria Fitosanitare, si dhe strukturat lokale të Ministrisë. Me këtë fushatë ftohen edhe vetë fermerët të përfshihen aktivisht në biseda, me qëllim krijimin e kushteve më të mira dhe një të ardhme më të sigurt për bujqësinë në Maqedoni. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
