VMRO, publikon foto nga protesta e LSM-së, protestuesit të veshur me bluzat e LSDM-së

15.03.2026 18:30

Protesta e djeshme për rritjen e pagës minimale në 600 euro...

Protesta e djeshme për rritjen e pagës minimale në 600 euro, të organizuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, nga VMRO-DPMNE, vazhdon të konsiderohet si protest e motivuar politikisht.

Deputeti i kësaj partie Brane Petrushevski, u shpreh se sindikalistët nuk kanë vepruar vetë, por se organizimin e protestës e kanë mbështetur përfaqësues lokalë të LSDM-së, duke e shndërruar këtë protestë në një lojë politike.

“Qytetarët ishin dëshmitarë se në të ashtuquajturën protestë sindikale kishte persona me simbole të LSDM-së. Simbolet e LSDM-së dhe materialet promovuese mund t’i shihni edhe ju në fotografitë pas meje. Kjo është vetëm një dëshmi se sindikalistët nuk janë organizuar vetë, por se në organizimin e protestës kanë ndihmuar shtabet lokale të LSDM-së. Në të gjithë organizimin e protestës së djeshme kanë ndihmuar persona të LSDM-së nga Kumanova, Tetova, Strumica e të tjera”. – deklaroi Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.