FC Shkupi pëson edhe një disfatë tjetër në kampionat

15.03.2026 17:25

FC Shkupi u mposht me shifrat 6:0 në transfertën në Kavadar...

FC Shkupi u mposht me shifrat 6:0 në transfertën në Kavadar ndaj Tikveshit, skuadër kjo që për herë të parë në histori fiton të trija ndeshjet brenda një sezoni kundër FC Shkupit.

Me po të njëjtin rezultat, 6:0, Tikveshi kishte shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të këtij edicioni, po në Kavadar, aty ku me 17 shtator kishte regjistruar edhe fitoren e parë të këtij edicioni kundrejt skuadrës “bardheblu” nga Shkupi, mirëpo me vetëm një gol të shënuar nga Berat Sadik. 

Ndryshe, golat për skuadrën nga Kavadari në takimin e sotëm u shënuan nga Laëal, Gjorgjievski, Stojanov dhe braziliani Lucianinho, që realizoi “hat-trik”.